AktualitetPolitikëTë fundit

Reagon Enkelejd Alibeaj pas “bashkimit” të demokratëve: Nuk shkoj në darka ku më organizojnë kurthe dhe prita

Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim ekskluziv për Liberale.al, deklaron se ka refuzuar ftesën për të qenë në një tryeze të përbashkët me deputetët që mbështesin “Rithemelimin”, pasi ka nuhatur se po i ngrihej një kurth.

“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj,” tha Enkelejd Alibeaj.

Deputeti Xhelal Mziu ka organizuar sot një drekë, ku të pranishëm kanë qenë deputetë që mbështesin “Rithemelimin” të drejtuar nga Sali Berisha, por dhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk e njohin Sali Berishën si kryetar.

Kjo drekë ka ulur pas shumë kohësh në një tryezë Sali Berishën me disa nga deputetët që nuk e njohin atë si kryetar të Partisë Demokratike.

 

 

Sidoqoftë edhe kjo darkë informale nuk i ka bërë bashkë të gjithë deputetët demokratë, pasi Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj dhe disa të tjerë nuk ishin të pranishëm.
Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha është përpjekur ta shesë këtë si një drekë bashkimi.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar”, shkruan Berisha, që ka postuar edhe foton e drekës.

Siç duket edhe nga foto, Berisha nuk ka rezistuar dot pa mbajtur fjalim edhe në një drekë miqësore.

Nga Rithemelimi merrnin pjesë:

Sali Berisha
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Bujar Leskaj
Xhelal Mziu
Tomor Alizoti
Elda Hoti
Greta Bardeli
Lindita Metaliaj
Albana Vokshi
Kastriot Piroli
Kasem Mahmutaj
Oerd Bylykbashi
Luan Baçi
Tritan Shehu
Isuf Çelaj
Ina Zhupa
Edmond Spaho

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që ishin prezent:

Ferdinand Xhaferri
Gazment Bardhi
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Andia Ulliri
Saimir Korreshi
Lefter Gështenja
Helidon Bushati
Eralda Bano
Fatjon Veizaj
llda Dhori
Ervin Salianji
Merita Bakiu
Ramadan Likaj

Mungonin:

Lulzim Basha
Enkelejd Alibeaj
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Arbi Agalliu
Flamur Hoxha
Agron Gjekmarkaj
Emilja Koliqi
Petrit Doda
Orjela Nebiaj
Orjola Pampuri
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari

 

Farksion.com