AktualitetTë fundit

Pinë ujë me acid në një lokal, tre persona helmohen në qendër të Shkodrës

Tre persona janë helmuar në një lokal në Shkodër, pasi kanë konsumuar ujë i cili përmbante lëndë djegëse.

41-vjeçarja A. Z., dhe djali i saj i mitur si dhe kamarieri i lokalit M. M., 30 vjeç përfunduan në spital pas konsumit të ujit.

Shkak mendohet konsumimi i ujit të kontaminua. Në shishen e ujit mendohet të ketë patur lëndë djegëse (acid), pasi sipas bluzave të bardha të spitalit rajonal Shkodër, pacientët kishin djegie  në ezofag dhe stomak. Nënë e bir janë dërguar drejt Tiranes për shërbim më të specializuar.

Uji që kanë konsumuar rezulton të jetë nga një shishe e ambalazhuar e një kompanie private. Fillimisht e ka konsumuar djali, pastaj e ëma dhe në fund kamerieri për ta provuar. Hoteli dhe restoranti ku ata janë helmuar ndodhet ne qendër të Shkodrës.

Me udhëzimin e  prokurorisë së rrethit Shkodër, të mbështetur nga AKU po bëhet bllokimi i subjektit. Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

 

Fraksion.com