AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

“Të luash me zjarrin”, paralajmërimi i Olta Xhaçkës për Serbinë: Jugosllavia ka marrë fund përgjithmonë!

Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e fëmijëve tanë! Ky është paralajmërimi i Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për Serbinë, ndërsa tensionet në veri të Kosovës vijojnë të rriten.

Teksa shpreh keqardhjen për këtë krizë të tejzgjatur në mënyrë artificiale, Olta Xhaçka deklaroi se këto skena të kujtojnë vitet e errëta 1990 që fatmirësisht rajoni i ka lënë pas njëherë e përgjithmonë bashkë me ish-Jugosllavinë.

“Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë”, shkruan Xhaçka ndër të tjera në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com