AktualitetKosovaTë fundit

Mbyllet aeroporti “Adem Jashari” pas kërcënimit me bombë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas një kërcënimi me bombë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pasi mëngjesin e 28 dhjetorit ka pranuar informacione për kërcënim me mjete shpërthyese.

Policia tha se mbyllja e aeroportit u bë për shkaqe sigurie.

Ndërkaq , zyrtarja e Aeroportit, Valentina Gara, njoftoi përmes Facebook-ut, se pas pranimit për kërcënim me bombë, udhëtarët dhe personeli i aeroportit “janë evakuuar dhe janë të sigurt”.

“Ekipet e përfshira në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkroi ajo.

Autoritetet e rendit thanë se njësitet policore kanë nisur hetimet dhe do të njoftojnë qytetarët deri në rihapjen për qarkullim të aeroportit.

 

Fraksion.com