Kërcënimi me bombë në aeroport, T7 sjell pamje nga vendi i ngjarjes
Gazetarja e T7, Erza Elezaj, ndodhet atje prej ku ka dërguar fotografi, në të cilat shihen pasagjerë, familjarë e personeli i aeroportit duke pritur.
Atje ka arritur edhe Njësia K9 e Policisë së Kosovës.
Policia ka thënë se këcënimin e kanë pranuar në sot në orët e paradites, pa e saktësuar orën.
“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo./Gazeta Express
Fraksion.com