‘Evita në dorën e Evitës’, Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun e çmimit të parë të jurisë
Elsa Lila, fituese e çmimit të parë të jurisë në Festivalin e 61-të të Këngës ka postuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet ajo bashkë me vajzën duke mbajtur në dorë kupën e festivalit.
“Evita”, kënga kushtuar vajzës së saj, ishte kënga që i dha çmimin e parë të jurisë Elsa Lilës dhe që u pëlqye shumë nga publiku duke u vlerësuar si stil i veçantë, por që nuk u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Elsa mori komplimente të shumta për paraqitjen e saj skenike, por edhe për veshjen e përzgjedhur, për interpretimin e fuqishëm, zërin dhe elegancën në skenë. Bashkimi i këtyre elementëve i dha asaj fitoren e kupës dhe mundësinë e kthimit sërish në skenë për publikun shqiptar.
Ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”.
Fraksion.com