AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Ambasadori amerikan në Beograd: Koha për t’i hequr barrikadat

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 28 dhjetor se “e kupton zhgënjimin e serbëve”, por tha se tani është koha për t’i hequr barrikadat.

“Më pyetët se çfarë mendoj për barrikadat, unë thashë se e kuptoj pse janë aty, por mendoj se tani është momenti që ata që i kanë vendosur duhet t’i heqin ato”, tha Hill për portalin Nova.rs.

Hill tha se një zgjidhje politike mund të gjendet përmes procesit të dialogut dhe se ky është fokusi i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

“Duhet të arrijmë në pikën ku do të qetësojmë situatën dhe të merremi me çështjet politike që duhet të zgjidhen. Kjo është diçka që të gjithë po përpiqen ta bëjnë dhe shpresoj se do të kemi sukses”, tha ai.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hill tha se bëhet fjalë për një obligim të Prishtinës, dhe se nuk është çështje se a të formohet apo jo, por si do të funksionojë dhe në çfarë mënyre do të zbatohet.

 

Fraksion.com