Vala e të nxehtit godet Australinë, temperaturat shkojnë mbi 27 gradë gjatë natës e ditën në 41
Pjesët jugore të Australisë janë në kulmin e valës së parë të të nxehtit të këtij viti.
Siç raporton Guardian, në Adelaide temperatura gjatë natës ka qenë 27.4 gradë celsius, ndërsa Victoria ka pasur natën më të nxehtë në katër vitet e fundit.
Mëngjesi në Adelaide solli një temperaturë prej 38 gradë. Paralajmërimet për valët e të nxehtit janë lëshuar për pjesën jugore të Australisë, pra Viktoria, Tasmania, Uellsi i Ri Jugor dhe pjesë të izoluara të pjesës perëndimore të Australisë, transmeton Telegrafi.
Temperaturat pritet të jenë 8-16 gradë mbi mesataren. Ndërsa në veri dhe perëndim të Melburnit dhe Viktorias gjatë ditës temperaturat më të larta pritet të jenë ndërmjet 37 dhe 41 gradë celsius, ndryshimi i motit parashikohet gjithashtu të sjellë reshje shiu me erëra deri në 90 kilometra në orë gjatë të mërkurës.
Erërat dhe stuhitë e forta mund të përbëjnë rrezik për banorët vendas, thanë sinoptikanët lokalë.
Fraksion.com