AktualitetPolitikëTë fundit

Mijëra qytetarë në shesh në vigjilje të Krishtlindjeve, Veliaj: Përqafohuni fort, sepse pasuria më e madhe jeni vetë ju

Tirana po shndrin në prag të vigjiljeve të Krishtilindjeve! Sipas traditës, qytetarët kanë mbërritur në shesh, aty ku të gjithë së bashku nën dritat e pemës, festojnë pranë të dashurve të tyre.

Me një mesazh të fortë aq sa edhe simbolik, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj çeli mbrëmjen festive të koncertit në kryeqytet.

Nën tingujt e muzikës tipike të festave të fundvitit, me slita, babagjysh e drita shumëngjyrëshe, Tirana sot u vesh me ngrohtësinë e familjeve, të moshuarve e fëmijëve që festojnë.

Duke e konsideruar metropolin me arritjet e fundit si të jashtëzakonshëm, Veliaj u ndal edhe tek sfidat. Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri thirrje se së bashku, me altruizëm e dashamirësi për të tjerët mund të kapërcejmë çdo gjë!

“Jemi popull që kemi njëri-tjetrin, sepse aseti që kemi në këtë qytet nuk janë pllakat as rrugët, por njerëzit! Ndaj përqafohuni fort, sepse pasuria më e madhe jeni vetë ju!”- tha kryebashkiaku Veliaj.

Kështu vijoi edhe koncerti, ku të parët që rrëmbyen skenën ishin këngëtarët, për të përcjellë kështu tingujt e hareshëm të festave të fundvitit.

 

Fraksion.com