“Keni të drejtën e vetëvendosjes për gjuhën dhe pronën”; A provokoi Mitsotakis nga Himara?
Pakica etnike greke në Shqipëri është ura e miqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë kryeministri Kyriakos Mitsotakis në qytetin jugor shqiptar të Himarës, ku kreu një vizitë njëditore.
Gazeta greke Kathimerini, teksa raporton mbi vizitën e kryeministrit në Himarë , citon Mitsotakis të ketë folur për të vetëvendosje të komunitetit grek në vendin tonë, për dy çështje të rëndësishme, gjuha dhe e drejta e pronës.
“Unë jam dhe do të mbetem mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë dhe detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja në çështjen e vetëvendosjes, në çështjen e gjuhës dhe në çështjen e të drejtave tuaja pronësore”, tha Mitsotakis, i cili shtoi gjithashtu se ishte krenar që ishte kryeministri i parë grek që vizitonte qytetin.
Deklarata e kreut të qeverisë greke merr një rëndësi të madhe për shkak se zyrtarisht në Himarë nuk ka minoritet grek dhe bashkia nuk ndodhet në zonën kufitare me Greqinë.
“Pakica etnike greke në Shqipëri është ura e miqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Himara, ku ndodhet për një vizitë njëditore.
Duke iu drejtuar një turme në bregdetin e qytetit, Mitsotakis tha se te ai njerëzit kishin një mbështetës të fortë të kërkesave të tyre.
Në këtë vizitë në Shqipëri Mitsotakis po shoqërohet nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirros Dimas, me origjinë nga Himara.
Vizita në Himarë, ishte e para e nje kryeministri grek në këtë bashki.
Fraksion.com