“Janë në tokën time”, 57-vjeçari në Dibër pret me motosharrë 6 shtylla elektrike të OSHEE-së
Një 57-vjeçar banues në fshatin Borie-Lurë është arrestuar nga policia pasi ka prerë me motosharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë.
Dyleman Kaci, ka deklaruar se i ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.
Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat, ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.
Fraksion.com