Horoskopi ditor, e enjte 22 dhjetor 2022
Ky është horoskopi ditor për ditën e sotme, e enjte 22 dhjetor 2022. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Bëni ato që do mendoni gjatë kësaj dite, por mos e teproni. Qetësia dhe natyraliteti do ju ndihmojë më shumë për të arritur atë që keni dashur. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e qetë se disa kohë më parë. Plutoni do jetë planeti që do ju bëjë më te logjikshëm dhe nuk do keni më debate të kota. Nëse jeni beqarë do kaloni disa momente ëndrrash. Shfrytëzojeni rastin, por pa menduar menjëherë për gjëra serioze. Ka kohe për gjithçka. Në punë do ju vënë pak nën presion, por ju nuk do trembeni aspak. Buxheti do jetë i kënaqshëm sepse kohët e fundit keni ditur si t’i menaxhoni të ardhurat.
Demi
Debatet e kohëve të fundit sot do shterojnë plotësisht dhe dita do jetë e mbushur me harmoni dhe gëzim. Një atmosfere e mrekullueshme bashkëpunimi do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Çdo gjë do ecë ashtu si keni dëshiruar gjithmonë, kështu që shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Nëse jeni beqarë nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura dhe persona pa të meta sepse ata nuk ekzistojnë. Mundohuni të jeni sa më realistë. Në punë ka ardhur koha të hidhni hapin e madh që e keni menduar prej kohësh. Në planin financiar duhet t’i merrni gjërat më seriozisht dhe duhet të kufizoni shpenzimet.
BinjakëtRutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje mund të mërziteni shumë në disa momente. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim sepse sa më shumë të qëndroni në heshtje aq më keq për ju. Nëse jeni ende beqarë do jeni më të favorizuar dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë mundohuni të mos harxhoni gjithë energjitë për diçka që nuk ka për të dhënë ndonjë rezultat kushedi. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment. Nuk do jetë nevoja as të kufizoheni shumë me shpenzimet.
Gaforrja
Jo të gjithë do kenë një ditë të qëndrueshme sot dhe kjo do varet nga situata në të cilën ndodheni. Nëse jeni në një lidhje do jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia mes jush ka për të ecur më mirë se më parë. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të përqendroheni pas një personi, pasi do ju pëlqejnë shumë persona njëkohësisht. Në punë do jeni pafundësisht të përqendruar dhe askush nuk do arrijnë dot t’iu pengojë dhe t’iu detyrojë t’i lini gjërat në mes. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Përgatituni të bëni edhe ndonjë investim të madh sepse më vonë nuk do mundeni dot.
Luani
Sot do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe nuk do lejoni askënd dhe asgjë t’iu prishë planet. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë me shumë fat kjo e sotmja. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Marrëdhënia juaj mund te thellohet edhe me tepër dhe zemra do shtojë rrahjet. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do mund të fluturoni me krahët tuaja. Për asnjë moment nuk do dekurajoheni dhe shumë do ju kenë zili. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë e duke u përmirësuar, por duhet të bëheni të duruar.
Virgjëresha
Edhe pse do e dini se duhet sa më parë të bëni disa ndryshime në jetën tuaj sot, nuk do mundeni dot ta realizoni këtë gjë. Nëse keni një lidhje, do jeni shumë nervozë dhe mund t’i thoni partnerit gjëra të gabuara e të pakëndshme. Po nuk folët me të dhe t’ia shpjegoni situatën mund të keni probleme akoma më të rënda. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sepse gjithçka ka kohen e vet. Në punë duhet të dini se nuk do keni aspak mbështetje nga kolegët dhe do duhet t’ia dilni vetë mbanë. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe mund të bëni gabime të mëdha me pasoja të renda për të ardhmen.
Peshorja
Gjatë kësaj dite Marsi do ju nxitë të jeni energjikë dhe ju këtë energji do e vini në shërbim të disa projekteve të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet në asnjë mënyrë të mundoheni ta bëni xheloz partnerin tuaj sepse pasojat mund të jenë të shumta e të papëlqyeshme. Mundohuni vetëm të dashuroheni si ta ndjeni dhe largoni dyshimet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni ende durim për të gjetur personin më të përshtatshëm. Në punë do jeni autoritare dhe kur të shihni se diçka nuk do shkon mirë do merrni menjëherë masat e duhura. Financat do dini si t’i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme në çdo moment. Vazhdoni me këtë sjellje.
Akrepi
Sot do keni tendencë të analizoni me shumë kujdes gjithçka dhe më pas do veproni. Kjo gjë do shmangë të papriturat. Jeta juaj në çift do konsolidohet mjaft. Do jeni më të logjikshëm dhe nga ana tjetër do i pranoni gabimet që ju vete keni bere. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë nuk do tregoheni të vëmendshëm dhe do humbisni mundësi të shkëlqyera për të filluar lidhje serioze. Në punë mund të ndiheni paksa të turbullt për shkak të një projekti të ri që do iu jepet dhe nuk do dini nga t’ia filloni. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do e keni të vështirë të kryeni shpenzimet e nevojshme.
Shigjetari
Çfarëdo qe te ndodhe sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do shmangni çdo situatë. Nëse jeni në një lidhje ju e dini mirë sa shumë ai ju dashuron dhe ndonjë fjalë të gabuar të tij ne momente inati nuk do e merrni për keq. Marrëdhënia mes jush do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni e të hedhin hapa sepse mund të lëndohen pamasë. Në punë gjërat nuk do ju ecin si i kishit parashikuar, por ju sërish nuk do e lëshoni veten. Të gjithë kalojnë vështirësi dhe ata që kalojnë sprova bëhen më të fortë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund të përkeqësohet.
Bricjapi
Ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh do jetë kjo e sotmja. Bëni njëherë bilancin e gjithë atyre që keni kaluar në mënyrë që të ndiheni me mirë. Nëse keni një lidhje bëni përherë ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni mirë me takimet që do realizoni dhe do preferoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë. Në punë do keni mbështetje të madhe nga disa kolegë specialistë dhe madje do mësoni shumë gjëra prej tyre. Në planin financiar do kaloni një ditë goxha të vështirë. Kërkoni ndihmë nga familjarët ose miqtë e ngushtë sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.
Ujori
Sot do mungojë alegria në jetën tuaj dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Mund të kapeni me disa gjëra të vogla me ata që ju rrethojnë dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Ju beqarët do keni njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e mbrëmjes. Shume gjera kane për të ndryshuar shpejt për ju dhe zemra do ju ndihet edhe më mirë. Në punë sado vështirësi që të keni do i arrini objektivat. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t’i menaxhoni paratë.
Peshqit
Marsi dhe Hëna do e bëjnë jetën tuaj më të mirë sot. Do flisni me takt dhe nuk do keni aspak probleme. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të zakonshme dhe goxha më të qëndrueshme. Për fat të mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Nëse jeni beqarë dhe doni lidhje serioze duhet të prisni edhe pak kohë. Nëse nga ana tjetër preferojnë aventurat kalimtare do jeni me shumë fat për të realizuar ëndrrat. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë dashakeqë që do mundohen t’ua prishin planet. Shmangni edhe disa propozime të dyshimta që mund t’iu bëhen. Me shpenzimet tregohuni objektivë dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.
Fraksion.com