Dash Sula: Ka ministre që shtëpinë e kanë në një vend, por flenë diku tjetër
Deputeti Dash Sula është ndalur sërish në akuzat e hedhura nga demokrati Gazment Bardhi që e pyeti ministren Delina Ibrahimaj se e kujt është shtëpia në të cilën jeton. Sula tha se ka nga ata anëtarë qeverie që nuk iu dihet adresa, pasi nuk jetojnë në adresat e bëra publike.
“Po zonja ministre këtu i jetojmë ne bashkë me kolegët e opozitës dhe kemi adresa shumë të sakta. Po këtu ka anëtare qeverie apo njerëz të tjerë që nuk iu dihet adresa, e kanë adresën e janë në vend tjetër, për të fjetur flenë në vend tjetër. Ka ndonjë ministresh që mund të ketë shpinë komshie me mua. Mos u shqetëso nuk thash gjë për ty”, tha Sula.
Fraksion.com