Selia e NATO-s errësohet në shenjë solidariteti me Ukrainën
Të mërkurën (21 dhjetor), selia e NATO-s në Bruksel, Belgjikë, iu bashkua monumenteve të tjera ndërkombëtare dhe fiku dritat në orën 20.00 me orën lokale në solidaritet me Ukrainën.
Nisma është pjesë e fushatës ‘Dritat për Ukrainën’ e nisur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, së bashku me platformën United 24. Ajo do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2022. Qëllimi është të mblidhen fonde për gjeneratorët për spitalet ukrainase dhe të tërhiqet vëmendja e botës për situatën në Ukrainë, në veçanti ndërprerjet në shkallë të gjerë të shkaktuar nga goditjet masive të Rusisë në infrastrukturat kritike, duke lënë popullsinë në kushte të rënda, pa rrymë apo ujë të rrjedhshëm, me kalimin e dimrit.
Aleatët e NATO-s po ndihmojnë Ukrainën të ruajë të drejtat e saj për vetëmbrojtje, të sanksionuara në Kartën e OKB-së. Mbështetje e paprecedentë i është dorëzuar tashmë Ukrainës, duke përfshirë pajisje për riparimin e rrjeteve të energjisë, veshjet dimërore, karburantin dhe gjeneratorët. Në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht në nëntor, aleatët riafirmuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën dhe bënë premtime shtesë si pjesë e Paketës Gjithëpërfshirëse të Ndihmës së NATO-s për Ukrainën.
Fraksion.com