“Sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla”, Elon Musk dorëhiqet si CEO i Twitter
Elon Musk ka njoftuar dorëheqjen e tij si administrator i Twitter. Një lëvizje kjo në stilin e Musk, por që duket se kërkon kohë. “Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën”, shkroi ai në Twitter.
Shefi i Tesla-s më pas nënvizoi se sapo të largohet nga detyra do të drejtojë skuadrat për softuerin dhe serverët e platformës sociale.
I will resign as CEO as soon as I find someone foolish enough to take the job! After that, I will just run the software & servers teams.
— Elon Musk (@elonmusk) December 21, 2022
Njoftimi vjen pasi mediat amerikane mësuan nga burime brenda Twitter se manjati vizionar po kërkonte në mënyrë aktive një CEO të ri për kompaninë e San Franciskos.
“Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Tëitter gjallë,” i vuri në dukje ai një përdoruesi. Sipas disa spekulimeve të raportuara nga Financial Times , një nga kandidatët idealë do të ishte Sheryl Sandberg, ish-shefi operativ i Metës që e shndërroi kompaninë në një gjigant reklamash digjitale. Megjithatë, menaxheri mund të mos dëshirojë të marrë drejtimin e një kompanie tjetër të mbushur me çështje të moderimit të përmbajtjes.