AktualitetPolitikëTë fundit

Zhupa: Ministrja Bilali shpërndan miliona lekë të shtetit për shoqërinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një komunikim për mediet denoncoi skemën e abuzimeve me grantet e Start-up-eve.

“Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali sypatrembur nga ligji i ka dhënë dy grante me vlerë 88 milionë lekë, dy organizatave që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim”, tha Zhupa.

Zhupa shprehet se, Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka përfituar 40 milionë lekë për Start-up-in e tij.

“Ministrja e sipërmarrjes në keqpërdorim të parave nga arka e shtetit, ka darovitur edhe një familje tjetër, me sa duket të afërt me të dhe partinë. Altin dhe Arbi Bamllari, babë e bir, kanë marrë 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”.  Gjithashtu, Bilali ka dhënë një grant prej 50 milionë lekësh për Kamela Haskon, auditore që e mesa duket ka qenë bashkëpunëtore e Edonës kur kjo drejtonte një kompani konsulencash. Prova të tilla dalin e teprojnë për të kuptuar se Shqipëria është në rrezik dhe se ne duhet t’i dalim zot”, deklaroi Zhupa.

 

Fraksion.com