Spartak Ngjela: Yuri Kim, e dërguara e Uashingtonit për të ekzekutuar!
Avokat Ngjela në “Shqip” u ndal gjatë tek reforma në Drejtësi, ku siç mendon ai po bëhet sepse e duan amerikanët dhe ata janë garanti i saj. Ngjela tha se Yuri Kim është këtu si e dërguara e presidentit të SHBA. “Ata e sollën këtu për ekzekutim”.
“Rama e futi mazhorancën në reformë. Rama nuk i ra ndesh Reformës në Drejtësi.
Si e kishte dëshirën e brendshme nuk dimë gjë. Befas doli dhe tha nuk është ambasadorja amerikane, dmth presidenti amerikan. Pse çfarë e dini ju ambasadoren amerikane? Lexoni kushtetutën amerikane! Është përfaqësuese direkt e presidentit të SHBA. Ata e sollën për ekzekutim. Yuri Kim do bëhet figurë e madhe në Shqipëri, sepse po na ndihmon për të dalë nga falimenti”, tha avokati.
Më tej ai theksoi se e gjithçka drejtohet nga ekspertiza amerikane.
“Ata kanë ngritur sistemin, ka filluar depozitimi i kallëzimeve, janë dosjet, ka dhe 2-3 godtije niveli mesëm. Shqiptarët presin nivelin e lartë. Kjo është e drejtuar nga ekspertiza amerikane”, deklaroi Spartak Ngjela.
Fraksion.com