Peleshi: NATO me Qendër Ekselence në Shqipëri
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti sot në një takim Komandantin Suprem të Aleancës për Transformimin (SACT), Gjeneral Philippe Lavigne.
Ndërsa informoi mbi temat e diskutuara në këtë takim, Peleshi u shpreh se “hapja e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për municionet në vendin tonë, në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën është një tjetër ambicie që tregon përkushtimin tonë”.
Peleshi tha se në takim u diskutua mbi sfidat në kufirin lindor të Aleancës, situatën në rajon, sigurinë kibernetike, angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s dhe ACT si dhe zhvillimi i kapaciteteve të FA-së.
Po ashtu, ministri Peleshi siguroi se veç rritjes së kontributit me trupa, Shqipëria parashikon rritjen e investimeve në mbrojtje brenda vitit 2024.