“Më bien nervat se ua di hallin”, Noizy-t ‘si del e keqja’ me Luana Vjollcën: Jam ‘brand’ shitem shumë! Do e kisha lënë muzikën, po s’kam çfarë dëgjoj
Reperi Rigels Rajku nuk është ndalur me reagimet ndaj emisionit të Luana Vjollcës ku u bë protagonisti i komenteve negative nga Mato Lale dhe Marini.
Në reagimin e tij të dytë, Noizy thotë se emri i tij është kthyer në ‘Brand’ (markë që shet shumë) dhe prodhon e shet lajm gjithnjë. Pra ndihmon emisionet si të Luanës, sipas tij, të rrisin klikimet në TikTok.
“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë të dëgjosh?”, ka shkruar ai.
A janë vallë këto thumba edhe për këngët e Luana Vjollcës, të cilat janë vënë gjithnjë në qendër të vëmendjes?
Kujtojmë se thumbat e Noizyt për Luana Vjollcën nisën që prej ditës së djeshme ku nuk i kurseu as ofezat. Reperi u shpreh se moderatorja bën emisione për të kënaqur “TikTokun” dhe vetëm për klikime. Gjthçka nisi me praninë e reperave, Mato Lale dhe Marin në emisionin e Luanës prej të cilit ata nuk i kursyen ofendimet për Rigles Rajkun.
Fraksion.com