Kërcimi romantik i Ermalit me Amin iu shkriu zemrat të gjithëve
Ermal Mamaqi pati premtuar më herët në “Dance Albania” se do të kërcente një ditë në skenë me partneren e tij në jetë, Amarda Toskën. Dhe kështu ndodhi edhe mbrëmë.
Ami u shfaq në skenën e “Dance Albania” ku nën ritmet e “You are beautiful”, kërceu së bashku me bashkëshortin e saj.
Amarda gjithnjë është në qendër të vëmendjes. Gjatë një interviste më herët, ka treguar se para 11 vitesh ka bërë një dasmë me miqtë e saj dhe një me familjarët, nga e cila nuk do të ndryshonte asgjë. Por ama ka një ide që të bëjnë një dasmë të dytë në 15 vjetorin e martesës së tyre sepse tashmë I pëlqen fakti që pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijët e tyre më të rritur.
Përsa i përket ndërhyrjeve estetike, Ami u pyet se si ka mundësi që është gjithmonë kaq e bukur.
Mendoj që nuk bëj asgjë, jam kjo që jam dhe kam ngelur po e njëjta se po të bëjmë gjëra, ndryshojmë. Jam pro ndërhyrjeve estetike që ndihmojnë një defekt të lindur apo shërojnë një kompleks të femrave, siç mund të jetë hunda apo buzët etj, e për sa kohë e bëjnë me cakun e duhur, pra mos të ekzagjerohen. E nuk kanë pse ta fshehin, sepse u rritet vetëbesimi. Nuk mendoj se duhet fshehur ndërhyrja estetike.
Fraksion.com