Guterres paralajmëron për terrorizmin e ekstremit të djathtë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas pretendimeve për planin e grushtit të shtetit në Gjermani, paralajmëroi për çështjen e terrorizmit të ekstremit të djathtë në mbarë botën.
Në një deklaratë pas një pyetjeje lidhur me “Qytetarët e Perandorisë” (Reichsbürger) kundër të cilëve u zhvillua operacion me pretendimin e planit për grusht shteti në Gjermani, Guterres tha: “Është zbuluar qartë se kërcënimi më i madh terrorist sot në vendet e perëndimore vjen nga e djathta ekstremiste, neo-nazistët dhe nga ata që besojnë në superioritetin e të bardhëve”.
“Neo-nazizmi, antisemitizmi dhe të gjitha llojet e urrejtjes ndaj muslimanëve duhet të kundërshtohen në mënyrë të hapur dhe të vendosur”, theksoi Guterres i cili shtoi se “Ky është kërcënim i hapur dhe duhet të luftojmë me vendosmëri të madhe kundër këtij kërcënimi”.
Ai tha se ngjarjet në Gjermani, janë vetëm një shembull i kërcënimit kundër shoqërive demokratike në të gjithë botën.
– Çfarë është Reichsbürger?
Sipas raporteve të inteligjencës së brendshme, personat që e shohin veten si “Qytetarët e Perandorisë Gjermane” (Reichsbürger), janë rreth 23 mijë.
Në raport thuhet se grupi i cili ka 2.100 anëtarë të gatshëm për të përdorur dhunë, nuk e njeh Gjermaninë si shtet legjitim, se disa anëtarë të tij janë të lidhur me idenë e Perandorisë Gjermane nën monarki dhe disa të tjerë palë të neo-nazizmit.
Gjithashtu edhe disa anëtarë besojnë se Gjermania ende është nën pushtimin ushtarak./AA
Fraksion.com