AktualitetRajoniTë fundit

Erdogan sërish Greqisë: Do të vijmë papritur një natë

Presidenti turk vazhdon retorikën e tij luftarake kundër Greqisë

Pavarësisht takimit greko-turk të premten në Bruksel, në kushte të fshehtësisë ekstreme mes Anna-Maria Boura, drejtoreshë e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ibrahim Kalin, përfaqësues dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në prani të këshilltarit diplomatik të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe me synimin për të hetuar synimet e të dyja palëve për një rifillim të mundshëm të kontakteve diplomatike mes dy vendeve, iu rikthye sërish retorikës së tij polemike duke kërcënuar Greqinë se Turqia “do të vinte papritur një natë”.

Erdogan iu kthye retorikës së provokimeve ekstreme, në deklaratat që bëri në qytetin e Mardinit, përpara se të nisej për në Katar, ku ishte ftuar të merrte pjesë në finalen e Botërorit, shkruajnë mediat greke.

Presidenti turk tha se nëse Greqia do të vazhdonte të vepronte në Egje, Turqia do të bënte atë që është e nevojshme, duke përsëritur paralajmërimin e tij: “Mund të vijmë papritur një natë”.

Erdogan iu referua sërish raketës Typhoon dhe nuk harroi të bënte të qartë se turqit “mund të vijnë papritur një natë!”.

“Çfarë po thonë? Se po vijnë turqit e çmendur. Sidomos për raketën Typhoon na u tha se rrezet e saj arrin 560 kilometra. Nuk na mjaftonte dhe patëm një takim përkatës javën e kaluar. “Cila është gjendja përfundimtare në të cilën jemi?”, e pyeta. Do të arrijmë 1000 kilometra. A nuk i bën kjo grekët të kërcejnë?”, tha fillimisht presidenti turk me një ton veçanërisht provokues.

Dhe vazhdoi me një ton edhe më ekstrem, duke nënvizuar: “Greqia nuk duhet të ngatërrohet me ne. Ne u thamë atyre se mund të dalim nga askund një natë dhe ne mund ta vërtetojmë këtë. Nëse ata nuk respektojnë dhe pushojnë së provokuari në Egje, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ju në Egje”.

 

Fraksion.com