AktualitetBota+Të fundit

The Guardian: Total Energies bashkëpunoi me Putinin!

Kompania franceze e naftës Total Energies, e pesta më e madhe në botë, është vendosur në qendër të një skandali të lidhur me luftën në Ukrainë.

Pasi the Guardian tregoi se firma ka vazhduar të bëjë marrëveshje miliona euroshe me Rusinë, pavarësisht sanksioneve, gjiganti francez iu nënshtrua presionit ndërkombëtar dhe njoftoi se po tërheq gradualisht investimet e veta nga Rusia.

Sipas prestigjozes britanike, Total Energies arriti një fitim prej 700 milionë dollarësh nga tregtimi i naftës dhe gazit nga Rusia vetëm një vit më parë, dhe 400 milionë dollarë shtesë nga shitja e sapo përfunduar e aksioneve në operacionet e naftës në atë vend. tani, ajo po bëhet kompania e fundit perëndimore e naftës që tërhiqet nga Rusia. Pak ditë më parë, Total fshiu një aksion me vlerë 3.7 miliardë dollarë në kompaninë më të madhe private ruse Novatek, nga bordi i së cilës dhanë dorëheqjen dy anëtarë francezë.

“Të bërit biznes me Rusinë vjen me rreziqe, por shpërblimi mund të jetë mjaft joshës”, shkruan the Guardian.  Në pesë vite që nga viti 2017, Total grumbulloi rreth 1.8 miliardë dollarë në dividentë nga investimet e saj me Novatek dhe sipërmarrjen e përbashkët Yamal LNG; 750 milionë dollarë nga këto ishin vitin e kaluar, sipas dosjeve të kompanisë. Këshilltarët e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i kanë përshkruar fitimet si “para të gjakut”.

Në ditët që pasuan sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti francez, Emmanuel Macron, veproi si ndërmjetës, duke mbajtur një dialog me Putinin përpara se të distancohej përfundimisht. Total mori një qasje të ngjashme: ndërsa BP dhe Shell njoftuan një synim për të ndërprerë lidhjet brenda ditëve pas pushtimit të 24 shkurtit, dhe Equinor i Norvegjisë ka përfunduar largimin e saj, Total vazhdoi të punojë me Novatek.

 

Fraksion.com