Talibanët pakistanezë marrin kontrollin e burgut ku po mbaheshin
Disa të burgosur talibanë pakistanezë kanë arritur të mposhtin rojet në një qendër kundër terrorizmit në Pakistanin veriperëndimor, duke rrëmbyer armët e policisë dhe duke marrë kontrollin e objektit, thanë zyrtarët më 19 dhjetor.
Militantët në qendrën e paraburgimit në Bannu, gjithashtu morën peng policinë dhe të tjerë brenda objektit.
Kështu tha Mohammad Ali Saif, zëdhënës i Qeverisë pakistaneze.
Zyrtarët thanë se kontrolli i burgut mbahet nga të paktën 30 luftëtarë talibanë, dhe se mund të jenë kapur deri në 10 pengje.
Në fund të nëntorit, talibanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin.
Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talibanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007.
Luftëtarët e këtij grupi që nga viti 2010 vijnë në Pakistan kryesisht nga Afganistani fqinj, dhe tani janë inkurajuar edhe më shumë me kthimin në pushtet në Kabul të talibanëve afganë.
TTP dhe Qeveria pakistaneze arritën një marrëveshje armëpushimi në qershor, por të dyja palët vazhdimisht kanë pretenduar se pala tjetër ka shkelur marrëveshjen dhe kanë pasur disa përleshje./rel
Fraksion.com