AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Pa i hapur asnjë shteg askujt”, Rama: Formalizimi i parave të fituara në emigracion, instrument kushtetues në luftën kundër informalitetit

“Formalizimi i parave të fituara me gjakun e me djersën e tre dekadave në emigracion përmes një amnistie fiskale, i cili mori mbështetjen e më shumë se 60% të pjesëmarrësve në Këshillimin Kombëtar, është një instrument kushtetues që ne do ta përdorim në funksion të njerëzve të këtij vendi dhe të luftës kundër informalitetit”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, që zhvilloi punimet sot në Tiranë, teksa tha se, “unë kam shumë besim që ne do t’ia dalim ta thyejmë atë barrikadë të paragjykimit”.

“Jemi në komunikim intensiv për të realizuar atë që është një e drejtë kushtetuese e përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, atë që është një rrjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni dhe e një periudhe të gjatë transformimesh me një pikënisje shumë specifike si ajo prej ku është nisur Shqipëria, nga një prapambetje e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër që na detyron sot dhe që bën sot që shumica dërrmuese e shqiptarëve ta mbështesin realizimin e një amnistie fiskale dhe penale për të gjitha ato arsye që kemi thënë”, tha Rama, ndërsa theksooi se, “natyrisht pa i hapur asnjë shteg askujt që për shkak të detyrës apo për shkak të aktivitetit të tij të paligjshëm ka bërë para, askujt”, deklaroi Rama.

 

Fraksion.com