AktualitetKosovaTë fundit

Mehaj: Serbia është ajo që është, jemi të përgatitur për ta mbrojtur vendin

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është pyetur lidhur me përgatitjen e Ushtrisë së Kosovës për tu ballafaquar me një kërcënim të  mundshëm nga Serbia.

Në përgjigjen e tij, Mehaj ka thënë se ata janë të përgatitur për ta mbrojtur vendin në çdo kohë.

“Serbia është ajo që është, ne duhet me qenë gjithmonë të përgatitur. Ne jemi të përgatitur për ta mbrojtur vendin në çdo kohë dhe kurdo që kërkohet. E përmenda më herët, trajnimet jashtë vendi. Elementi kyç në gjuhën ushtarake është trajnim, trajnim dhe vetëm trajnim. Tjetra është pajisjet, secila pajisje në ushtrinë e Kosovës është prej standardeve të NATO-s”, tha Mehaj.

Po ashtu, ministri Mehaj tha se janë në proces të blerjeve ushtarake.

“Po, jemi në blerje e sipër të blerjeve ushtarake të cilat do i përmbushin nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të mbrojtur integritetin e tyre territorial.

Krahas kësaj, ministri i Mbrojtjes tha se synimi i tyre është anëtarësimi i FSK-së në NATO.

“Synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe ofrimi i kontributit si shtet në sigurinë e rajonit por edhe më e gjerë si dhe pjesëmarrja e ushtrisë sonë në misione ndërkombëtare”.

Mehaj tha se vetëm gjatë vitit 2022 janë rekrutuar gjithsej 840 ushtarë të rinj ndërsa, gjatë mandatit të tij janë rekrutuar 1230 ushtarë ndërsa konfirmoi largimin e 127 ushtarëve.

“Gjatë vitit 2023, FSK-së iu janë bashkuar gjithsej 840 ushtarë të rinj, ndërsa gjatë këtyre muajve të mandatit, janë rekrutuar gjithsej 1230. Kurse, buxheti sivjet ka qenë 102 milionë dhe në vitin 2023 do të jetë 123 milionë.”.

“Në këtë aspekt, ushtarakët tanë janë duke marrë pjesë në ushtrime ndërkombëtare përkrah shteteve mike. Sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarët ndjekin studime në akademitë më prestigjioze në botë si në SHBA, Gjermani, Kroaci, Mbretëri të Bashkuar, Turqi dhe më gjerë”.

Ndërsa, anëtari i këtij komisioni, Rashit Qalaj tha se kur është në pyetje ushtria dhe Policia e Kosovës nuk kanë dallime partiake./shqip

 

Fraksion.com