Luftëtarët e grupit rus Wanger do pajisen me telefona që tregojnë ku është ndodhet kundërshtari
Luftëtarëve nga grupi përfaqësues ushtarak rus, Wagner Group, ka të ngjarë t’u jepen telefona për t’i ndihmuar në betejën në Bakhmut. Këta lajm e ka bërë të ditur Ministria Britanike e Mbrojtjes. Ministria tha se grupi, i cili është një kontraktues ushtarak privat me lidhje të ngushta me Kremlinin, po vazhdon të luajë një “rol të madh në luftimet e pakëndshme” rreth qytetit Bakhmut në rajonin e Donetsk.
“Luftëtarëve individualë mund t’i jepet një telefon ose tabletë inteligjente që tregon boshtin e caktuar të individit dhe objektivin e sulmit të mbivendosur në imazhet satelitore komerciale”, lajmëron Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Ministria shtoi se Grupi Ëagner ka zhvilluar taktika sulmuese në muajt e fundit për të përdorur një numër të madh të dënuarish të trajnuar. Grupi po lufton në pjesë të Ukrainës dhe gjithashtu në një numër vendesh afrikane.
Bakhmut ka qenë nën sulme të përsëritura nga Rusia ndërsa përpiqet të marrë kontrollin e qytetit.
Megjithatë, analistët thonë se kapja e saj ka vlerë të kufizuar operacionale dhe mund të jetë më shumë se një përpjekje simbolike për Moskën pas pengesave të përsëritura për forcat e saj në vijën e frontit në muajt e fundit.
Fraksion.com