AktualitetTë fundit

Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë në Greqi

Dy shqiptarë u vranë mbrëmjen e djeshme në një lokal në Greqi.

Janë identifikuar emrat e viktimave, bëhet fjalë për Kreshnik Çerçizaj 41 –vjeç i cili mori një plumb në kokë dhe Armando Ogranja është 44-vjeçari që mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark.

Ndërkohë sipas mediave greke, autori dyshohet të jetë një vrarës profesionist.

Mediat greke shkruajnë se shkak i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dyshohet se ishte larja e hesapeve. Gjithashtu dyshohet se shqiptarët e vrarë janë të moshës 41 dhe 44 vjeç, kanë të shkuar të errët kriminale.

41-vjeçari ka qenë i skeduar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje, ndërsa viktima tjetër ka qenë i skeduar për trafik droge.

Në videot e bëra publike, shihet një person, i cili afrohet pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarët dhe i qëllon.

Njëri prej tyre ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Autori ishte i veshur me të zeza dhe mbante në kokë një kapuç, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me një maskë kirurgjikale.

Policia po heton lidhur me autorët. Deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimim për çështje droge dhe vepra të vogla penale.

 

Fraksion.com