AktualitetTë fundit

Dosja për vrasjen horror në Dajt, dëshmia e ish- të dashurit: Ishte sekretare në shoqatën e Menduh Kurt-Dedës! Ziheshin për…

Dosja e plotë për vrasjen e Menduh Kurtdedës jep një panoramë të plotë se si ka ndodhur ngjarja, që në zanafillën e saj. Viktima ishte pronar i fondacionit, e ndërsa Marjeta punonte si sekretare dhe në dosje nuk flitet që dyshja kishte një lidhje intime me njëri-tjetrin.

Një dëshmitar kyç ka qenë edhe Faik Stojna, me të cilën fillimish ka patur lidhje intime me Marjeta Karajn, por që më pas edhe me të ka pasur mosmarrëveshje për një borxh nëpërmjet tyre, madje siç është zbardhur edhe më herët e ajo ka kërcënuar “do të të djeg dhe ty si Menduhin”.

Dëshmitari Stojna, në vitin 2014, është njohur me Marjeta Karajn, e cila ishte e punësuar si sekretare e një OJF që drejtohej nga viktima. Sipas tij, kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Makina që përdorën Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, të porositur nga Marjeta Karaj për djegien e Menduh Kurt-Dedës ishte e Faik Stojnës.

“Për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj ka përfshirë djalin Besmir Karaj i cili në bashkëpunim me një person tjetër, lidhje e tij shoqërore në muajin maj të vitit 2017, e kanë marrë dhe hipur Menduh Kurt-Dedën në automjetin e markës Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh (në posedim nga Faik Stojna) dhe e kanë transportuar në drejtim të vendit të quajtur Kodër Shupal. Në këtë vend ata e kanë lidhur të ndjerin me një zhinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve, dhe pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe kanë ushtruar ndaj tij presion për kthim e borxhit Marjetës. Në kushtet kur shtetasi Menduh Kurt-Deda ka mohuar borxhin ndaj mamasë së Besmir Karaj, shoku i Gazmir Ngota, i kanë vënë flakën me ane të një mjeti ndezës (çakmak), dhe si pasojë trupi i Menduhit është përfshirë nga flakët. Pasi kanë kryer këtë veprim Besmiri ishte shoku i tij janë larguar prej aty.

Sipas deklaruesit Faik Stojna këtë fakt ai e ka mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe dhe mamaja e tij Marjeta Karaj, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime ndërsa me pas ka patur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre”, thuhet në dosjen hetimore.

Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda, ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës.

Marjeta ka pretenduar që i ka pasur 1 mln lekë borxh, por që Menduh Kurtdedës ka mohuar kategorikisht një borxh të tillë. Kjo kuptohet edhe nga dëshmia që ka bërë Gazmir Ngota, shoku i djalit të Marjetës, Besmirit, të dy bashkëpunëtor në krim, Referuar dëshmisë së Gazmirit, Marjeta e ka akuzuar Menduhun se për fajin e tij i vdiq vëllai.

Marjeta, e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëherë leket, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte lekë borxh  Marjetës. Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxh, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjeten dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushte e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej më pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa çaste biseduan vetëm për vetëm me njeri tjetrin”, ka thënë Gazmiri në dëshminë e tij.

Më pas, djali i Marjetës, Besmir Karaj pas urdhrit të mamasë për “ta hequr qafe”, e ka ditur se çfarë e priste, por pavarësisht kësaj, e ka vrarë në mënyrë makabër Menduh Kurtdedën.

“Pas unë jam afruar pranë tyre Besmiri me më tha shprehimisht “sa burg rrezikojmë o Gaz”. Unë i thash, nuk e di shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjeten “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja për këtë””, vijon dëshmia e tij.

 

Fraksion.com