Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, arrestohet pas disa muajsh në arrati Besnik Pjetri
Pas disa muajsh në arrati, është arrestuar sot autori vrasjes së babë e bir në Lezhë në gushtin e këtij viti. Ngjarja ndodhi në gusht të këtij viti në vendin e njohur ‘Grykë Zezë’. Autori pas krimit u arratis, ndërsa u arrestua sot.
Besnik Pjetri qëlloi për vdekje me armë Pjeter dhe Gent Perjakun, teksa këta të fundit ndodheshin në banesën e tyre dhe sapoishin kthyer nga Italia.
Krimi i rëndë dyshohet se si motiv ka pasur konfliktet e vazhdueshme pas divorcit për një shumë parash mes autorit dhe vajzës e viktimës.
Autori kishte dy fëmijë nga mrtesa me vajzën e viktimës, ndërsa jetonin më herët në Itali. Ata thuhet se vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, për çështje ekonomike që çoi dhe në vrasjen e dyfishtë.
Fraksion.com