AktualitetNATO/BETë fundit

Vendet e BE-së bien dakord për paketën e 9-të të sanksioneve kundër Rusisë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ranë dakord për paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin shtimin në listën e sanksioneve të rreth 200 individëve dhe institucioneve dhe tri bankave ruse, vendosjen e ndalesës së eksportit të produkteve për përdorim të dyfishtë si dhe ndalimin e investimeve në miniera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çekia, e cila ka presidencën e radhës në BE, në një postim në median sociale deklaroi se “Ambasadorët ranë dakord në parim mbi paketën e sanksioneve të përgatitur kundër Rusisë si një pjesë e mbështetjes së BE-së ndaj Ukrainës”.

Në postim thuhet se procesi për miratimin e paketës së nëntë të sanksioneve kundrejt Rusisë do të përparojë me procedurat me shkrim dhe do të përfundojë nesër.

Ndërkohë, nuk janë ndarë ende informacionet lidhur me përmbajtjen e paketës së re të sanksioneve.

Në propozimin që Komisioni Evropian bëri javën e kaluar për paketën e nëntë të sanksioneve, përfshiheshin shtimi në listën e sanksioneve i rreth 200 individëve dhe institucioneve dhe tri bankave ruse, ndalimi i eksporteve të produkteve me përdorim të dyfishtë dhe ndalimi i investimeve në miniera.

 

Fraksion.com