AktualitetPolitikëTë fundit

“Mbrëmë ndërroi jetë nga sindromi i zemrës së plasur një qytetare”, Berisha: E nxirrnin me forcë nga shtëpia

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot gjatë komunikimit me gazetarët se një qytetare ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar nga sindromi i zemrës së plasur, pasi do e nxirrnin nga banesa.

Ai bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Një qytetar ndërroi jetë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia. Cila është historia? Pas tërmetit ekspertët u kanë dhënë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme. Më vonë aty, dhe unë kam një status të vitit 2019, e kam dhe datën, me titull, ja si luhet me jetën e 90 familjeve nga Edvin mafia për interesa të deputetit Qefalia. Ia ka tund themelet dhe pallati do largohet, në mënyrë barbare u presin ujin, dritat. Mbrëmë ndërroi jetë nga sindromi i plasjes së zemrës një qytetare që e shihte veten në humnerë totale që e nxirrnin me forcë. Dënoj…Këto ndodhin sepse në asnjë vend të botës nuk konfiskon kryeministri. Nuk konfiskon më gjykata në Shqipëri, konfiskon kryeministri.
Rama kërcënon gjykatat. Këto janë zhvillimet e një revanshi që po nuk e ndalëm do të rrokullisë shtetin shqiptar dhe shoqëritë”.

 

Fraksion.com