AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha tregon emrin e kandidatit të SPAK që preferon Rama

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se kryeministri Rama po bën një betejë të turpshme me ambasadoren amerikane, Yuri Kim për të zgjedhur Edvin Kondilin në krye të SPAK.

Berisha: Kurrë në histori, as në romane, nuk mund të gjeni një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që në ligj nuk kanë lidhje me emërimin e kryetarit të SPAK. A keni dëgjuar ndonjëherë betejë të kryeministrit në emërtimet e prokurorit të përgjithshëm? Kurrë. Kjo është historia më e turpshme. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK? Ka vetëm dosjen e tij, dosjen e djegësve ku ka firmosur Edi Rama dhe prandaj ai përpëlitet dhe bën këtë figurë të turpshme. Me ligj kryetari I SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet, nuk I ndërhyn dot prokurorit.

Bota e krimit drekon dhe darkon prej dy muajsh me eksponentë të krimit të organizuar në Shqipëri që janë në Parlament. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur kjo. Drejtorit të SHISH që e ka emëruar vetë ia mbyll derën si bandit. Për oranin e akuzës thotë “o Kondili o rafsha e mos u vrafsha”. Po e asgjëson këtë institucion.

Të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, vetëm e vetëm se gjoja po heton Sali Berishën apo djalin e tij është turp kombëtar. SPAK po sillet si repart I turpshëm I Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

 

Fraksion.com