Rama: Pranverën e vitit 2023, Shqipëria mikpret Samitin e Procesit të Berlinit
Kryeministri Edi Rama informoi në darkën e fundvitit me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, se pranverën e ardhshme Shqipëria do të mikpresë Samitin e Procesit të Berlinit.
“Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit. E shohim si shprehje vlerësimi dhe respekti për atë çka Shqipëria po bën vazhdimisht për të promovuar në mënyrë aktive bashkëpunim rajonal, paqen dhe dialogun, lidhje më të ngushta me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, ndërveprimet midis njerëzve dhe bizneseve nga të gjitha vendet tona”, tha ai.
Kryeministri siguroi se “do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresë pozitive tek të gjithë ata që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë, udhëheqësit, stafet, personeli i BE, gazetarët, personat e sigurisë”.
Fraksion.com