AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përshëndetur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Begaj e konsideruar një akt të rëndësishëm historik dhe i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.

 

Fraksion.com