Hetimi për inceneratorët, Tabaku: SPAK-u t’i shkojë në fund kësaj afere, por kjo kërkon vullnet dhe integritet
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me hetimin e SPAK për inceneratorët.
Në një videomesazh, Tabaku vlerëson punën e SPAK për hetimin për inceneratorët, por kërkon që të bëjë më shumë për këtë çështje.
“Çështja e inceneratorëve është bërë si lakmues për Reformën në Drejtësi. Sepse njerëzit e dëgjuan më zë dhe figurë. E panë vetë. E panë mbrojtjen politike të Partisë Socialiste. Panë mbrojtjen politike të qeverisë. Nga ana tjetër panë dhe abuzimin. Nuk ka asnjë aferë tjetër që ka qenë kaq transparentë në dritën e diellit që është mbrojtur me ka shumë patos dhe me kaq shumë dëshirë sa ç’është mbrojtur çështja e inceneratorëve dhe për këtë arsye i kam bërë thirrje SPAK-ut”, tha ajo.
Tabaku thekson se SPAK-u duhet të tregojë integritet dhe duhet ta me këtë çështje.
“Sot kemi rezultate të mira nga SPAK, por unë e di që ka më shumë dhe e di që SPAK mund të bëjë më shumë. Dhe shqiptarët këtë presin që SPAK-u t’i shkojë në fund kësaj afere. Por, kjo kërkon vullnet që t’i shkosh deri në fund. Kjo, kërkon integritet. Lufta ndaj korrupsionit, sigurisht që kërkon rezultate konkrete dhe i kërkon sot se e kemi votuar 6 vite me parë Reformën në Drejtësi. Dhe po nuk ndodhi sot! Sot, është dita! Do mbyllet hetim pas hetimi dhe shqiptarët do mbeten akoma në pritje dhe të thonë që X politikan arriti t’i shpëtojë dhe X politikan as nuk u thirr edhe nga drejtësia e re. Ne nuk duam që drejtësia e re të kthehet në kopje të drejtësisë së vjetër, ne duam një standard tjetër sot dhe unë këtë e kërkojë jo vetëm si deputete që e kam votuar ndryshimin e Kushtetutës, por dhe si kryetare e Komisionit të Integrimit. Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të mbetet në letër. Nuk mund të mbetet dëshirë dhe aspiratë por duhet të jetë konkretisht. Duhet të ndodh sot. Duhet t’i shohim sot rezultatet”, tha Tabaku.
Fraksion.com