AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kush e shpreson krisjen me ambasadoren Kim, gabon

Kryeministri Edi Rama informoi sot në një prononcim për mediet se me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ka pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv e miqësor, ndërsa shtoi se “kush e shpreson krisjen, gabon”.

I pyetur mbi zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, Rama tha se nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji.

“Procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur, siç është thënë edhe nga Ministria e Jashtme. Natyrisht nuk e kemi nisur procesin ne, e ka nisur DASH, si për të gjithë ambasadorët”, tha Rama.

I pyetur nëse ka një “krisje” në marrëdhëniet e tij me ambasadoren, Rama tha: “Jo, ‘ngjitja’ mes meje edhe ambasadores është më e fortë se kurrë, nëse mund ta përdorim me metaforën e krisjeve dhe ngjitjeve. Nuk ka asnjë problem. Ne kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor. Nuk ka asnjë problem. Domethënë, kush e shpreson krisjen, gabon”.

 

Fraksion.com