Lituania zgjatu gjendjen e jashtëzakonshme në kufi deri në mars 2023
Lituania ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë deri më 17 mars 2023, pasi parlamenti miratoi vendimin përkatës nga qeveria në Vilnius.
Rregullorja e veçantë zbatohet në zonën kufitare si dhe në pika të tjera të kontrollit kufitar si, aeroportet dhe stacionet hekurudhore.
Sipas vendimit, autoriteteve u lejohet të ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet dhe njerëzit në zonën kufitare. Gjithashtu do të forcohet mbrojtja e objekteve strategjike dhe infrastrukturës.
Lituania kufizohet me enklavën ruse të Detit Baltik të Kaliningradit, si dhe me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë. Shteti baltik e konsideron luftën e Rusisë kundër Ukrainës një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tij.
“Ne propozojmë të zgjasim gjendjen e jashtëzakonshme sepse asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë nuk është përmirësuar. Situata vetëm është përkeqësuar”, tha kryetarja e qeverisë, Ingrida Simonyte.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila tashmë është zgjatur dy herë, u vendos menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Fraksion.com