Abazoviq për ‘Ballkanin e Hapur’: Çdo gjë që ndihmon në uljen e tensioneve në rajon është në favor të Malit të Zi
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se iniciativa ‘Ballkani i Hapur’ është gjithëpërfshirës për sa kohë që ka një ftesë për të gjitha vendet e Ballkanit.
Abazoviq u takua në Podgoricë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Një nga temat ishte gjithashtu iniciativa rajonale ‘Ballkani i Hapur’.
Ai u shpreh se edhe nëse një vend ka ndonjë shqetësim për nënshkrimin e një marrëveshjeje, nuk është problem nëse ka pritje.
“Çdo gjë që ndihmon në uljen e tensioneve në rajon është diçka që logjikisht është në favor të Malit të Zi. ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka asnjë akt themelues që kërkon nga ne të pranojmë ndonjë marrëveshje të veçantë, kështu që atëherë mund të mos jemi në gjendje as të largohemi pa pasoja. Kjo nuk është NATO, as Bashkimi Evropian, është shprehje e vullnetit të mirë të vendeve që dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët me fqinjët rreth temave të caktuara”, tha Abazoviq.
Abazoviq u shpreh se Mali i Zi do të jetë aty nëse ‘Ballkani i Hapur’ mund të përmirësojë sadopak bashkëpunimin rajonal.
Ai shprehu keqardhje që u besohet atyre që kanë “disa qëllime të tjera”, që rajoni të mos bashkëpunojë dhe të mbetet në vitet e 1990-ta.
Osmani, nga ana e tij, tha se ‘Ballkani i Hapur’ është një nga 72 iniciativat që përbën “vetëm një pjesë të mozaikut të bashkëpunimit rajonal që do të donim ta ndërtonim”.
Ai theksoi se është e patjetërsueshme të vijë në shprehje potenciali ekonomik i rajonit, duke shtuar se është e nevojshme të eliminohen pengesat administrative dhe rajoni të komunikojë më mirë.
“Specifika e kësaj nisme është se ajo është autoktone, trashëgon kulturën e komunikimit pa qenë nevoja që për këtë të jemi të ftuar nga Brukseli e Washingtoni. Mendoj se nuk e kemi testuar kulturën tonë të komunikimit me njëri-tjetrin dhe kjo iniciativë e ka zhvilluar atë kulturë, por nuk e dimë nëse do të jetë vendimtare”, tha Osmani.
Ai u shpreh se nëse iniciativa nuk tregon rezultat, jo vetëm që nuk do të vijnë anëtarë të rinj, por edhe do të largohen edhe anëtarët ekzistues.
Osmani po ashtu u shpreh se procesi i Berlinit është një ombrellë e bashkëpunimit rajonal, rreth të cilit orbitojnë edhe iniciativa të tjera./AA
Fraksion.com