AktualitetPolitikëTë fundit

“Takimet me Shkëlzen Berishën vetëm për çështje fushate”, Aldo Bumçi pas dëshmisë në SPAK: Shkresa e falsifikuar po përdoret politikisht

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi ka folur sot pas dëshmisë në SPAK për çështjen Gërdeci.

Ai përsëriti disa herë se shkresa për të cilën dëshmoi ishte e falsifikuar dhe nuk ishte shkrimi i tij. Bumçi deklaroi se kjo çështjes nuk është as çështje, por po përdoret politikisht.

“Shkrimi nuk është as imitim i shkrimit tim. Nuk ka dy shkrime njësoj. Nuk ishte as imitim i shkrimit tim. Të gjitha këto fakte, qëndrimi ynë, kronologjia e ngjarjeve, si komunikoj unë me z. Berisha, e palogjikshme. Unë bëra kallëzimin, nuk pati asnjë hetim të mëtejshëm nga prokuroria.
Unë mbajta këtë qëndrim që shkresa qartësisht nuk është shkrimi im dhe që nga çdo këndvështrimi im nuk kishte nevojë për një shkresë të tillë. Ne po i paraprinim fushatës së 2009. Mora vesh nga mediat që kishte një shkresë me atë shënim, ishte një çështjes që kërkonte të lidhte z. Berisha me atë çështje. U falsifikua një shkresë që nuk i qëndron asnjë logjike të thjeshtë që ishte për të goditur para zgjedhjeve të 2009 z. Berisha. Kjo vërtetohet dhe sot. Kush ju ftoi ju sot. Unë nuk ju ftova ju sot. Ata që e përdorën çështjen në vitin 2008-2009 me anë të shkrese të falsifikuar, heto kaligrafinë. Është një përdorim politik”, tha Bumçi.

Ai u pyet për marrëdhëniet e tij me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, teksa tha se takimet me të kanë qenë për çështjes fushate, asnëherë për çështjes të ekzekutivit.

 

 

“Unë me z. Berisha jam njohur për herë të parë kur u angazhova në PD në 2004-2005. Takimet kanë qenë strikte për çështjes fushate, jo për çështje të ekzekutivit. Nuk i druhem asgjëje. Kjo çështjes nuk qëndron nga përmbajtja, kronologjia, komunikimi, falsifikimi. Kjo çështjes u kthye në çështjes para fushatës 2009 dhe shikoj se përdorimi është i njëjtë politik.

Unë kam bërë kallëzim para 14 vitesh për këtë gjë, kam dalë publikisht për këtë gjë. Unë erdha si person që kam dijeni për çështjen dhe çfarë kam dijeni e kam thënë”, tha Bumçi.

 

Fraksion.com