AktualitetNATO/BETë fundit

‘Qatargate’: Nënkryetarja e Parlamentit Evropian Eva Kaili largohet nga detyra mes skandalit të korrupsionit

Parlamenti Evropian votoi të martën për të larhuar Eva Kailin nga roli i saj si nënkryetare e asamblesë, pasi ajo dhe të tjerët u akuzuan për marrjen e parave të gatshme dhe dhuratave nga Katari në këmbim të ndikimit në vendime.

Parlamenti votoi me 625 vota kundër, 1 kundër dhe dy abstenime për t’i dhënë fund mandatit të saj para kohe.

Një shumicë prej dy të tretash kërkohej që ajo të pushonte së qeni një nga 14 nënkryetaret.

 

Fraksion.com