AktualitetTë fundit

Mbi 5.4 milionë vizita mjekësore të planifikuara në e-Albania

Gjatë periudhës janar-nëntor përmes e-Shëndetësia në portalin e-Albania janë planifikuar online 5 452 497 vizita mjekësore dhe 9 056 630 procedura mjekësore.

Sipas e-Albania, u gjeneruan 140 172 raporte elektronike dhe 62 377 vërtetime online të aftësisë për punë.

“Me shëndetësinë digjitale lehtësuam komunikimin mjek-pacient, evituam ecejaket, radhët dhe shmangëm procedurat burokratike të rrënjosura për vite të tëra në sistemin shëndetësor”, thekson e-Albania.

Falë krijimit dhe funksionimit të suksesshëm të sistemeve elektronike sot mundësohet që të planifikohen online vizita dhe procedura të ndryshme mjekësore. Po ashtu raportet e vërtetimet në letër dhe pagesat nën dorë i lanë vendin transparencës e dokumenteve elektronike që gjenerohen në kohë reale, të vlefshme ligjërisht.

Nga 1 maji i këtij viti të gjithë shërbimet në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofrohen online në e- Albania.

 

Fraksion.com