AktualitetTë fundit

Karamuço: Rusia ka 48 reparte serbe në veri të Kosovës

Eksperti dhe Profesori i Kriminologjisë Ervin Karamuço ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me situatën në veriun e Kosovës teksa ka thënë se në veri të Kosovës janë pikasur personel me veshje ruse, ndërsa shtoi se ka 48 reparte ushtarake serbe në këtë zonë.

Karamuço deklaroi më tej se këto reparte janë vizituar nga ambasadori rus në Beograd, ndërsa bëri deklaratën befasuese se kanë ardhur edhe operatorë të grupit famëkeq rus Wagner për t’i mësuar trupat serbe si të përdorin armët me të cilit janë furnizuar.

Ai vijoi duke thënë se Serbia është e pajisur me armatime ruse dhe kineze dhe me buxhetin ushtarak më të madh në Ballkan, ndërsa ngriti alarmin se rreziku është eminent dhe se mund të ndodhë “me shkeljen e një butoni” pasi në këtë situatë është përfshirë Rusia.

“Jam dakord seflitet nga KFOR-i se janë mbi 500 veta që janë të aspekteve terroriste të rritjes së panikut në gjithë territorin. ta nuk hedhin eksplozive por bomba shokuese, për të përhapur panik. Këta nuk janë serbë të komunave në Kosovë, por janë nga Serbia dhe Bosnja, përveç kësaj janë të varur dhe nga Rusia. Ka fotografi me veshje ruse në veri të Kosovës. Janë 48 reparte ushtarake serbe në veri të Kosovës që janë vizituar nga ambasadori rus në Beograd. Kanë ardhur operatorë të Wagnerit për t’i mësuar si të përdorin këto armë.

Do mbrojmë kufijtë thotë Vuçiçi, po nga kush. Në ekuilibrin e forcave kemi rreth 9000 forca policie, rreth 10 mijë në ushtri, kemi prezencë ushtarake rreth 4000 nga KFOR-i. Përveç kësaj buxheti i tyre është disproporcional, është shumë më i lartë në Serbi. Është buxheti më i madh në gjithë Ballkanin, është armatim kinez dhe rus, nuk janë vende të NATO-s. Rreziku është eminent, në çdo moment, mund të shkelet një buton. Është më e gjerë se Serbia, dhe Kosova, është përfshirë Rusia. Është bota e re ruse që ka një plan, ka 150 mijë rusë në Serbi. Klubi i ri Wagner në serbi duhet të bindë këta rusë që duhet të jenë pjesë e tyre, pse jo edhe për tu rekrutuar në radhët e tyre. kosova është pika më e nxehtë në gjithë Ballkanin”, tha ai.

 

Fraksion.com