Ish-ministri Bumçi dëshmon në SPAK për Gërdecin: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën, e falsifikuar!
Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi u paraqit sot në SPAK. Bumçi u pyet nga prokurorët e posaçëm si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit.
Bumçi u paraqitur i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa tha per mediat se kishte qene i hapur për këtë çështje gjithmonë.
Çështja “Gërdeci” u rihap pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.
Aldo Bumçi: Përgjigjja e dërguar nga ne nuk ka asnjë shënim të tillë. Mbasi ne kemi çuar Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kemi më vërejtje del një shkresë për z Shkëlzen Berisha. Kjo është falsifikuar. Ministria e Mbrojtjes e kishte përgjigjen më parë. Nuk kishin nevojë për një shkresë, kur ata e kishin një. Nëse unë kisha nevoja të komunikoja me Berishën. Ministria i kishte shkresat dhe nuk kishte nevojë për një tjetër, e dyta nuk kam nevojë të komunikoj me z.Berisha përmes ministrisë. Shënimi në cepin e shkresës.
Çdo njeri ka shkrimin e tij të dorës, ishte një shkrim tjetër. Unë kam ndërmarrë dy akte publikisht, kam dëshmuar faktet dhe kam bërë një kallëzim penal në atë kohë të hetohet kaligrafia. Shkrimi nuk është as imitimi shkrimit tim. Të gjitha këto fakte, qëndrimi unë, fakti që Ministria e kishte shkresën. Nuk kati asnjë hetim të mëtejshëm. Nuk kam informacion se pse prokuroria nuk e ndoqi atë çështje në vitin 2008. Shkresa nuk është shkrimi im, e përsëris.
Në 2009 për të goditur zotin Berisha, kjo vërtetohet edhe sot. Unë kam dalë publikisht për këtë çështje. Unë nuk ju ftova sot, kush ju ftoi ju sot. Ata që përdorën çështjen në vitin 2009. Ky është përdorim politik. Unë me zotin Berisha jam njohur 2004, takimet kanë qenë strikte dhe jo për çështjet e ekzekutivet. Kjo çështje nuk qëndron nga përmbajtja, falsifikimi dhe po përdoret njëjtë si në në 2009. Unë erdha si person që kam në dijeni për çështjen, si ministër i asaj kohe dhe çfarë dija e kam thënë.
Fraksion.com