AktualitetKosovaTë fundit

Eksperti i sigurisë paralajmëron për situatën në veri

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, po e vlerëson sit ë tensionuar situatën në pjesën veriore të vendit.

Ai thotë se e gjithë tollovia në veri po bëhet nga “grupet ekstreme”.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibishi thotë se me vendimin për tërheqje është dashur të hiqen edhe barrikadat.

Pra sulmet e ekstremistëve serb që janë urdhëruar dhe dirigjuar nga Beogradi, vazhdojnë edhe më tutje, pra tash kanë kaluar në një fazë tjetër pra sulmojnë patrullat e EULEX-it, dhe kërcënimet e vazhdueshme kinse për kërkesat për rikthim famëkeq në vendin e krimit të forcave serbe, është e papranueshme. Atë e thanë edhe vendet e Bashkimit Evropian, mirëpo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, që të hiqen barrikadat dhe t’i kthehen normalitetit ekstremistët, tha ai.

“Serbia vazhdon ende që kinse Forcat Speciale po hyjnë në veri dhe po mundohet që të nxisë situatën. Sido që të jetë, mendoj Qeveria e Kosovës e mori vendimin që të shtyjë zgjedhjet dhe në këtë situatë barrikadat nuk hiqen. Vazhdon ende kërcënimi nga Serbia dhe mendoj që kjo situatë do të jetë edhe për një kohë shumë e shkurtër e tensionuar derisa BE dhe ShBA nuk ia tërheqin vërejtjen lidershipit serb për të hequr dorë nga shtytja e ekstremistëve për të bërë sulme dhe bllokime”, u shpreh Ibishi.

 

Fraksion.com