E shkarkoi vetingu, Antoneta Sevdari fiton në Strasburg: Shqipëria duhet t’i paguajë ish-prokurores 24, 600 €
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka dhënë të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi shkarkimin nga Vettingu.
Sevdari e dërgoi çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut pasi u shkarkua në vitin 2019 nga trupa e Vettingut, ku ishte pjesë edhe Luan Daci, i cili është shpallur fajtor nga gjykata e posaçme, GJKKO për falsifikim. Ish-prokurorja ka deklaruar më parë se u shkarkua nga një gjyqtar që nuk di të shkruajë.
Në argumentin e saj Gjykata e Strasburgut vlerëson se ne lidhje me rastin ‘Sevdari’ ka shkelje të nenit 8 dhe se shkarkimi i ish-prokurores, nuk ka qenë proporcional.
Ky është vendimi i dytë që Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut rrëzon një vendim të vettingut, në Shqipëri duke vënë kështu në diskutim procesin për largim të profesionistëve nga sistemi i drejtësisë.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i dha të drejtë edhe ish-prokurorit Besnik Cani, i shkarkuar në vitin 2020 gjatë procesit të Vettingut, ku vlerësoi se në procesin ndaj ish prokurorit, u shkelën të drejtat për një proces të rregullt, pasi trupi gjykues që vendosi shkarkimin e Canit nuk ka qenë i krijuar në përputhje me ligjin.
Fraksion.com