AktualitetKosovaTë fundit

Rama: Nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dënuar dhunën e shfaqur mbrëmë në ndëshjen basketbollistike mes KB Prishtina dhe KB Trepça.

Ai ka thënë se nga dhuna e shfaqur u zbeh gëzimi dhe fitorja e Prishtinës.

Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen

KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër!

Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar.

Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.

 

Fraksion.com