AktualitetTë fundit

Peleshi: Strukturat e emergjencave civile, në gatishmëri të plotë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë sa i takon përballimit të situatës së krijuar nga reshjet e dendura.

Në një postim në rrjetet sociale Peleshi theksioi se ka vëmendje të shtuar në në bashkitë Mirditë, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, Mallakastër e Berat.

Ai theksoi se prej natës së mbrëmshme të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe janë marrë të gjitha masat, në mënyrë që të ketë sa më pak probleme si pasojë e reshjeve të shiut.

“Vëmendje e shtuar është në bashkitë Mirditë, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, Mallakastër e Berat, ku reshjet ishin më të shumta. Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt  të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të bërë më të mirën për njerëzit tanë”, njoftoi Peleshi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com