Peleshi dënon sulmin në veri të Kosovës: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi reagoi ndaj situatë së tensionuar në veri të Kosovës, duke dënuar sulmin ndaj patrullës së dhe EULEX-it.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Peleshi kërkoi zgjidhje në një tryezë sa më të shpejtë dialogu.
“I papranueshëm dhe i dënueshëm çdo akt që shton tensionin në veri të Kosovës, në një kohë që presim arritjen e një marrëveshjeje finale mes palëve. Dënojmë me forcë sulmin ndaj patrullës së dhe EULEX Kosovo dhe çdo sulm ndaj policisë së Kosovës. Bashkohemi me aleatët e NATO në qëndrimin se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Inkurajojmë palët të gjejnë zgjidhje në nje tryezë sa më të shpejtë dialogu, në të mirë të stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, shkruan Peleshi.
Fraksion.com