AktualitetPolitikëTë fundit

“Na bashkohet në rrugën tonë”, Rama merr ekspertin e Merkel: Lars-Hendrik Röller këshilltar i kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetin e tij social Facebook ku duket krah këshilltarit për ekonominë e financat në Gjermani, Lars-Hendrik Röller. Rama shkruan përbri fotos se me të pati dy ditë diskutime intensive dhe të dobishme. Përmes këtij postimi Rama bën me dije se tashmë ish këshilltari i Merkelit do jetë edhe për vendin tonë në fushën e ekonomisë dhe financave.

“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

***Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kandelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD.”- shkroi Edi Rama.

Lars-Hendrik Röller është një ekonomist gjerman i cili shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Ekonomike dhe Financiare në Kancelarinë Gjermane nga viti 2011 deri në 2022 dhe u bë këshilltar ekonomik të kancelares Angela Merkel. Ai më parë ka qenë president i Shkollës Evropiane të Menaxhimit dhe Teknologjisë (ESMT) në Berlin. Në vitin 2002, atij iu dha çmimi Gossen si mirënjohje për kontributin e tij në ekonominë industriale empirike.

 

Fraksion.com